Skuadra e Kastriotit fitoi dje kundër Besëlidhjes, 3-0, duke siguruar ngjitjen në Superiore. Për ngjitjen e klubit, meritë të madhe ka dhe trajneri Samuel Nikaj. Shkodrani krijoi dhe drejtoi një grup të organizuar mirë, që nuk e diskutoi në asnjë moment ngjitjen në Superiore. Por, Kastrioti nuk është ekipi i parë që Nikaj ngre në ligën elitare.
Rreth dy vite më parë, Nikaj ka drejtuar skuadrën e Flamurtarit në Kosovë, në rrugëtimin drejt ngjitjes në Superligë.
Flamurtari i Prishtinës u ngjit me sukses në kategorinë e më të mirëve, ndërsa Nikaj u largua nga drejtimi i klubit.
Ndërkohë, ekipi i Kastriotit pritet me interes në Superiore, teksa krutanët pretendojnë që të qëndrojnë mes më të mirëve.