Skuadra e Kastriotit ndërpreu dje marrëdhëniet me trajnerin Samuel Nikaj, pas një mbledhjeje të organizuar me drejtuesit.
Sipas RTSH-së, klubi po punon për të gjetur zëvendësuesin, madje i ka bërë një ofertë Gugash Maganit. Aktualisht Magani drejton ekipin e Trepçës në Kosovë, por mund të rikthehet.
Në të shkuarën, Magani ka drejtuar shumë ekipe shqiptare, si Tirana, Flamurtari, Shkumbini etj.