Për portierin e Kastriotit Klajdi Kuka përfshirja në ekipin e parë është kthyer në një problem serioz për klubin krutan. 29-vjeçari pas 6 javësh kampionat nuk është më “gardiani” i padiskutueshëm i skuadrës së Elvis Plorit. Prej 10 ditësh, ai nuk është parë në fushën e stadiumit “Redi Maloku”. Klubi e ka përjashtuar për një afat të pacaktuar duke lënë në ankth ish-portierin e Tiranës.
Megjithatë shpresat janë që ai të kthehet në skuadër brenda një kohe të shkurtër, por pa konfirmuar një datë të saktë. Por krutanët mund të shpresojnë për të bërë kthesën pasi sipas kalendarit 4 nga 5 ndeshjet në vijim i luan në shtëpi.