Skuadra e Kastriotit ka zyrtarizuar dy afrime të reja në këtë merkato verore. Klubi krutan përmes një njoftimi ka bërë me dije se Denis Dyca dhe Albert Caca do të jenë futbollistët e rinj që i janë bashkuar ekipit të tyre për sezonin e ri.
Denis Dyca ka qenë pjesë e Vllaznisë në sezonin e shkuar dhe për të gjetur më shumë hapësira, sulmuesi shkodran ka vendosur të nisë një aventurë të re me skuadrën krutane.
Ndërsa Albert Caca luan si mesfushor dhe edicionin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Dinamos. 25-vjeçari pritet të jetë një pikë e fortë për krutanët për vetë objektivat që ka klubi.