Kastriot Caushi ishte i bindur se derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të dilte barazim dhe një mendim të tillë e dha edhe dje para sfidës në emisionin “Gol pas Goli”.
Ndërkohë që edhe ditën e sotme, para atyre 27 minutave të mbetura të takimit, aktori i njohur, tashmë edhe në rolin e opinionistit sportiv në Supersport, deklaroi me bindje se nuk do të kishte ndryshim të rezultatit dhe derbi do ndahej në barazim.
Pas përfundimit të sfidës, Kastriot Caushi në lidhjen “live” që emisioni “Gol pas Goli” kishte me stadiumin “Selman Stërmasi” iu drejtua mesfushorit të Partizanit, Lorenc Trashit duke i thënë: “Në fakt e fitova bastin që derbi nuk do kishte fitues. Tani e meritoj çmimin për këtë gjë, por edhe me një kakao nga ana jote do isha i kënaqur”, u shpreh duke qeshur aktori i njohur.