Armando Sadiku, muajt e fundit ka pasur një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës për disa kohë. Ai tani është rikthyer në stërvitje dhe pritet të luajë në ndeshjen e Kupës së Mbretit, kundër Barcelonës në mesjavë.
Por, te Levante mundësitë për të qenë titullar nuk janë të shumta dhe këtë gjë e di shumë mirë sulmuesi. Lugano është ekipi që e do më së shumti, Sadikun në skuadër. Në Zvicër, janë të gatshëm të paguajnë për shërbimet e tij, megjithëse ekipi spanjoll kërkon shumë për të. Sadiku po kërkohet me çdo kusht nga Lugano dhe për të shënuar e për të qenë vendimtar në fushën e blertë.
Tani karriera e tij është në një udhëkryq se cilin ekip do të ndjekë në karrierën e tij. Shpresojmë që ku do të shkojë të shënojë sa më shumë, pasi ndeshje të vështira presin Kombëtaren.