Dje, klubi i Partizanit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka gëzuar të gjithë tifozët e kuq me lajmin e mirë se, kapiteni Alban Hoxha rinovoi kontratën me “Demat” edhe për tre vjet. Ky lajm ëshë marrë shumë pozitivisht nga tifozët, të cilët kanë “shpëthyer” në rrjetet sociale me komente nga më të mirat për këtë marrëveshje të arritur me “gardianin”.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e prezantimit para mediave të Hoxhës për këtë super lajm, por klubi është mjaftuar me një foto dhe lajmin për rinovimin, se pse kjo zgjedhje, ende nuk dihet.
Një tjetër detaj është ai i kontratës, mësohet se, kontrata është rinovuar për tre vite, deri në vitin 2020, por me një kusht, nëse “gardiani” merr oferta nga jashtë, kuptohet, një skuadër me emër, ai mund të largohet para përfundimit të këtij afati. Ky është kushti që u ka vendosur drejtuesve të klubit Hoxha, por ajo çfarë është e rëndësishme për momentin, është fakti se Hoxha ka rinonuar dhe vazhdon të mbetet lider dhe simbol për klubin dhe tifozerinë e kuqe.