Goran Pandev ka folur për mediet maqedonase para takimit kundër Shqipërisë, që do të luhet më 5 shtator në Shkodër.
Kapiteni i Maqedonisë është shprehur se: “Do mundohemi të bëjmë një prezantim sa më pozitiv. Të gjithë ne si futbollistë jetojmë për Maqedoninë dhe do të japim maksimumin për të fituar ndaj Shqipërisë. Është një takim i vështirë, sepse do të jetë i pari për këto Eliminatore. Grupi është i vështirë, por kemi besim”.