Mesfushori i Erzenit Igli Dakavella nuk do të vazhdojë në këtë pjesë të dytë të sezonit me ekipin shijakas. 26-vjeçari ndërpreu kontratën me skuadrën e Kategorisë së Parë për shkak të problemeve familjare dhe i duhet të niset drejt Gjermanisë.
Lajmi është komunikuar nga klubi i Erzenit në faqen e tij.
” Dakavelli dhe klubi ndërprejnë bashkëpunimin
Igli Dakavelli dhe klubi jonë kanë ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën. Mesfushori kavajas, pjesë shumë e rëndësishme e ekipit tonë prej 4 vitesh, i duhet të largohet drejt Gjermanisë për arsye personale.
FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA, DAKE!”
Pas transferimit të kapitenit Jurgen Goxha te Tirana në merkaton e janarit, Erzeni humbet një tjetër titullar të rëndësishëm pasi skuadra po synon medoemos kualifkimin për vitin e ardhshëm në Kategorinë Superioe dhe kampionati ka hyrë në fazën më të rëndësishme. Dakavelli luajti me Erzenin për 4 vite.