Një gol i sulmuesit Kamelio Palushani i ka mjaftuar “Vllaznia B” për të marrë një tjetër trepikësh në kampionat. Këtë herë shkodranët e vegjël kanë fituar me rezultatin 1-0 ndaj Internacional.
Ndonëse ka patur edhe raste te tjera, në fushën sportive “Reshit Rusi” është shënuar vetëm një gol, ai nga Palushani në minutën e 23-të, që kuqeblutë të marrin 3 pikë të tjera në grupin A të Kategorisë së Dytë.
Ky ka qënë goli i 10-të në kampionat i këtij futbollisti. Në këtë ndeshje, me Vllazninë B kanë luajtur edhe futbollistët e ekipit të parë si Kruja, Bilali e Ruqi, që padyshim kanë paraqitur një formë të mirë sportive duke ndihmuar në arritjen e kësaj fitoreje. Me këtë fitore, ekipi shkodran është ngjitur në kuotën e 31 pikëve.