Federata Zvicerane e Futbollit “goditet” nga furtuna. Që pas lajmit të bujshëm të tërheqjes nga Kombëtarja “Helvete” të Valon Behramit, ka ardhur sot dorëheqja e sekretarit të Federatës së Zvicrës Alex Miecher. Shkak ka qenë deklarata e tij pas eliminimit nga Kupa e Botës në Rusi nga Suedia, ku theksonte që Federata e Zvicrës duhej të rishikonte pikën e mbajtjes së dy nënshtetësive për futbollistët e skuadrave zvicerane dhe përfaqësueses.
Kjo solli një valë të ashpër reagimesh nga lojtarët e përfaqësueses, ku i pari ka dalë mesfushori i Arsenalit Granit Xhaka që ka deklaruar se ndihet i ofenduar me deklaratën e fundit. Atë e kanë mbështetur dhe futbollistët Valon Behrami dhe Manuel Akanji. Miescher i paraqiti sot dorëheqjen presidentit Peter Gillieron, ku ka theksuar për mediat se ndihej i keqkuptuar për fjalët e thëna dhe se ndihej krenar për shërbimin që i ka bërë futbollit zviceran.