Përballja mes Shqipërisë dhe Turqisë ka zgjuar një interesim mjaft të madh në Kontinentin e Vjetër. Rëndësinë e saj e ka ndjerë edhe UEFA, me organin më të lartë të futbollit Europian që e ka vlerësuar maksimalisht këtë përplasje.
E për këtë, UEFA ka caktuar si gjyqtarë të këtij dueli një trupë gjermane, të kryesuar nga Tobias Stieler. 37 vjeçari me profesion jurist është një arbitër mjaft i njohur në futbollin në vendin e tij.
Ai ka gjykuar në të gjitha kompeticionet në Gjermani, teksa ka vendosur drejtësinë në një takim të UEFA Champions League si dhe 3 në Europa League. Gjithsesi, nga kjo karrierë e gjatë e Stieler, kuqezinjtë duhet të kenë frikë dorën e hekurt të tij. Gjermani njihet si një arbitër që e nxjerr kartonin e verdhë shpesh, duke bërë që në kampin kuqezi të rritet akoma dhe më shumë adrenalina. Në 26 takimet e gjykuara prej tij, Stieler e ka nxjerr kartonin e verdhë nga xhepi në 91 raste.
Asistent të Stieler do të jenë Make Pickel dhe Christian Gittelmann. Gjyqtar i katërt do të jetë Christian Dingert. Takimi mes Shqipërisë dhe Turqisë do të luhet sot në “Lor Boriçi”, duke nisur nga ora 20:45.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.