Shpëtim Hala, i cili kandidoi për president të FSHF-së, ka reaguar në lidhje me 21 vjeçarin Albian Ajeti, duke thënë se duhet ta kthejë mbrapsht pasaportën shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale Hala shkruan se Ajeti zgjodhi të luajë me Zvicrën dhe jo të luajë me gjakun që i rrjedh në vena.
“Albian Ajeti, të kthejë mbrapsht pasaportën shqiptare!
Nuk është i pari dhe nuk do te jetë i fundit, futbollist që përfiton nga dëshira e mirë për ta parë me fanellën “Kuqezi” të kombëtares së Shqiperisë, nga ana e FSHF-së.
Albian Ajeti, zgjodhi Zvicrën, pasi u pajis me pasaportë Shqiptare! Turp për atë që hodhi poshtë gjakun shpiptar, prejardhjen e tij dhe dashamirësinë e presidentit Armand Duka, për ta veshur kuqezi. Albiani nuk është i pari, por shpresoj të jetë i fundit që bën një veprim të tillë të ulët dhe jo kombëtar.
Edhe Januzaj refuzoi Shqiperinë! Po ku është sot?
Pa komb, pa kombëtare, dhe kundër dëshirës së atyre që e donin Kuq e zi. Albiani, zgjodhi gabuar për mendimin tim.
Por, të paktën të kthejë mbrapsht favorin që i bëri FSHF-ja dhe presidenti i Armand Duka, për ta bërë qytetar të Republikës së Shqipërisë me të drejta të plota.
Ktheje, dorëzoje pasaportën shqiptare, sepse ti preferove të mos përfaqësosh ngjyrat e gjakut që të rrjedh në vena”, shkruan Hala.