Skuadra e Kamzës është përjashtuar zyrtarisht nga Kategoria Superiore. Një vendim drastik ky për ekipin kryeqytetas që tashmë zbret në Kategorinë e Dytë.
Veç kësaj, në një situatë delikate tashmë janë lojtarët dhe
trajneri Gentian Stojku që kanë mbetur mes katër rrugëve. “Timonieri” i ekipit
kryeqytetas i kontaktuar nga newsport.al tregoi që nuk ka asnjë fjalë për ta përshkruar
këtë që ka ndodhur.
“Për momentin nuk mund të flas asgjë rreth dënimit të aplikuar nga Komisioni i
Disiplinës. Ju lutem mos më keqkuptoni”, deklaroi shkurtimisht për newsport.al
Gentian Stojku duke treguar në këtë mënyrë momentet e vështira të skuadrës
kryeqytetase.