Është mbyllur sot faza e parë e Kategorisë së Parë në Grupin A, pasi në Grupin B do të luhet sfida përmbyllëse mes Apolonisë dhe Bylisit në Fier.
Kamza e drejtuar nga trajneri Bledar Devolli fitoi kundër Burrelit 1-0 në shtëpi duke e mbyllur me 9 fitore radhazi këtë fazë të parë.
Një ecuri e jashtëzakonshme e ekipit që kërkon të ngjitet këtë sezon në Superligë, duke zhvilluar paraqitje për rekord në këtë fazë të parë.
Tashmë elita e futbollit shqiptar për Kamzën është drejt realizimit ndonëse ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Por fakti që skuadra e trajnerit Devolli është në vendin e parë, 9 pikë më shumë se Besëlidhja e vendit të dytë e shton edhe më shumë besimin e Kamzës drejt këtij synimi.