Kamza do të luaj ndeshjen e parë për këtë vit në Kupë ndaj Vllazniës. Skuadra e Ernest Gjokës vazhdon të kërkojë në merkato një qendermbrojtës dhe deri më tani nuk ka zyrtarizuar ende. Kur duhen edhe disa ditë nga mbyllja e merkatos, drejtuesit e klubit kamzali janë duke punuar për të gjetur një lojtar për repartin e mbrojtjes ku është edhe më problematiku.
Emri më i përfolur ishte ai i Renato Malotës i cili pëlqehej shumë nga trajneri Gjoka, por lojtari është nën kontrat me Vllazninë dhe për këtë arsye trasnferimi i tij te Kamza duket i vështirë. Një kërkes specifike e trajnerit Gjoka ishte afrimi i një mbrojtësi pasi është edhe reparti më problematik.Në ditët në vijim priet të mësohet edhe më shumë në rast se klubi do të afrojë një qendermbrojtës apo skuadra do të vazhdojë me të njëjtin kontigjent lojtarësh në prapavijë.