Pas mbrojtësit italian Klaudio Bonani, Kamza po bëhet gati për një tjetër goditje të bujshme në merkato në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë pikërisht për lojtarin e Dinamos së Kievit Zurab Oçigava, që sezonin e fundit ka luajtur i huazuar te Olimpik Donjetsk.
23-vjeçari prej dy vitesh pjesë e gjigantëve ukrainas, mund të huazohet për një sezon te kamzalinjtë, me dy klubet që janë prej disa ditësh në negociata intensive në lidhje me këtë çështje. Në këtë mënyrë Kamza do të formonte një repart difensiv mjaft cilësor për sezonin e ri, duke e kthyer atë në pikën më të fortë të ekipit.