Peshëngritësi kampion Briken Çalja në një intervistë për Ora News është shprehur se ka arritur të dalë një herë kampion Europe, por që ende nuk ka marrë ende shpërblimin dhe i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që të fokusohet më shumë tek sporti
“Sot e kësaj dite nuk kam marrë akoma shpërblimin që më takon me ligj. Kam dalë 1 herë kampion evrope dhe kam marrë tri medalje ari. I bëj thirrje shtetit ta shohë me vëmendje pjesën e shpërblimeve dhe Bashkisë së Tiranës që të fokusohet më shumë tek sporti. Kam dalë kampion më me 26 mars dhe shuma që duhet të marr është 3.4 milionë lekë të reja”.
Në të njëjtën kohë, përveç se nuk ka marrë shpërblimin, Çalja ka thënë se edhe pse është një sportist i nivelit të lartë dhe prej 13 vitesh është pjesë e ekipit Kombëtar, ende nuk është i siguruar.
“Nuk jemi të siguruar. Është një e vërtetë e hidhur dhe një nga problematikat më madhore që ka sporti shqiptar. Ne nuk jemi sportista amatorë, por jemi të nivelit të lartë, jemi kampiona evrope. Kam 13 vite që jam pjesë e ekipit kombëtar, prej 14 vitesh kampion kombëtar dhe nuk kam qoftë edhe një ditë të siguruar.”