Anthony Joshua kërkon duelin e radhës. Sot, boksieri i njohur deklaroi se është gati të bëjë gjithçka për t’u ndeshur me Deontay Wilder në datën 13 prill, në stadiumin e “Ëembley”. Ëilder mban titullin e kategorisë WBC në këtë divizion. Për mediet e huaja, Joshua u shpreh:
“Wilder është i detyruar të marrë një vendim për të ardhmen, nëse do të ndeshet me mua apo dëshiron revanshin. Topi është në fushën e tij edhe pse e di që ai preferon revanshin me Fury. Nëse ai zgjedh revanshin unë do të shoh alternativat e tjera”, deklaroi fillimisht Anthony Joshua që numëron 22 fitore në karrierë pa asnjë humbje.
Më tej theksoi: “Unë e pres të vijë në “Ëembley” më 13 prill dhe të arrijmë sa më shpejt marrëveshjen. Jam gati ta paguaj aq sa ai dëshiron, shumë më tepër nga sa ka fituar deri më tani në karrierën e tij. Do t’i jap shansin të luftojë për të fituar edhe 4 titujt kampionë bote që kam unë, nëse arrin t’i fitojë”, përfundoi ai.