Drita nuk ia doli dot të kualifikoheshin në raundin e tretë të Europa League pas barazimit 1-1 me kampionët e Luksemburgut F91 Dudelange.
Por ditën e sotme “Intelektualët” i janë kthyer punës për sezonin e ri. Skuadra ka zyrtarizuar rikthimin mesfushorit italo-brazilian Edenilson Bergonsi. 30-vjeçari ka hedhur firmën mbi kontratë për të qëndruar një vit me kampionët e Kosovës. Klubi i Dritës e ka publikuar lajmin në faqen zyrtare të saj në “Facebook”.
“Edi is back! Edenilson Bergonsi është transferimi i radhës për sezonin 2018/2019 .
Bergonsi ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën tonë dhe nga e hëna pritet që të fillojë stërvitjet me grupin .
Ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese në objektivat tona për stinorin e ri . Welcome,Edi!”
Mesfushori i qendrës ka luajtur para dy sezonesh me Dritën dhe u largua në 2017 te skuadrat e Eldenses dhe Enosis Paralimnit.