Dy ditë pushim janë shumë për adhuruesit e basketbollit pasi sot dhe neser nuk do ket ndeshje në NBA, por të shtunën kampionati më elitar i basketbollit në botë NBA rikthehet me ndeshjet e fazës eliminatore.
Të shtunen në orën 8:30 fillon, Philadelphia 76ers dhe Brooklyn Nets zbresin në parket për të kërkuar avancimin drejt fazës tjetër. Takimi është i hapur, pasi të dy ekipet kanë potencial thuaje të barabartë
Në oren 10:30 Toronto Raptors pret në shtëpi Orlando Magic. Favoritet janë me siguri kanadezët që u renditën të dytët në Konferencën e Lindjes. Megjithatë, Orlando nuk është një skuadër që mposhtet lehtë. Skuadra fituese siguron fazën e ardhshme me 3 fitore.