Olivier Giroud u shpall kampion Bote me Francën në Botërorin “Rusi 2018”, pavarësisht se sulmuesi nuk arriti dot të shënjestronte kuadratin e kundërshtarëve qoft edhe një herë të vetme në 7 ndeshje.
Gjithsesi kjo nuk e ka penguar atë që të bëhet protagonist edhe pas përfundimit të Kupës së Botës, me lojtarin e Chelsea-t që pritet të bëhet objekt i një transferimi shumë të bujshëm. Bëhet fjalë për Atletiko Madrid që sipas mediave britanike ka filluar negociatat me drejtuesit e klubit londinez për mundësinë e huazimit të francezit me opsion blerjen e tij pas një sezoni.
Giroud u transferua në “Stamford Bridge” në janar të këtij viti nga rivalët e Arsenal, por deri tani nuk shfaqur vlerat e tij makimale me “blutë”.