Skënderbeu nuk arriti që të kualifikohej në 1/32 të Europa League pavarësisht paraqitjeve shumë pozitive që zhvilluan korçarët këtë sezon në Europë. Por kundërshtarët e bardhekuqve që kaluan grupin janë shortuar me kundërshtarë relativisht të kalueshëm ku goglat janë treguar “të mëshirshme” si për Dinamo Kiev ashtu edhe për Partizan Beograd.
Kështu ukrainasit e Dinamo Kiev përballë do kenë AEK e Athinës ku luan edhe lojtari i kombëtares, Astrit Ajdarevic. Për Partizanin e Beogradit shorti rezervoi si kundërshtarë Viktoria Plzen të Çekisë, ish-ekipin e Ergys Kaçes.