Kualifikimi i Kukësit në Champions League ka qenë me kuptimin e plotë të fjalës dramatike, me verilindorët që barazuan 1-1 në minutën e 84-të, për të kaluar në turin e dytë kualifikues.
Tashmë nënkampionët do të duhet të presin ditën e nesërme për të mësuar kundërshtarin e rradhës, i cili do të jetë fituesi i çiftit Olimpija Lubjana-Karabag. Ndeshja e parë në Slloveni është mbyllur me fitoren e azerëve me rezultatin 1-0, e në këtë mënyrë ekipi i Ansi Agollit me shumë mundësi do të vihet përballë Kukësit në rrugën drejt grupeve të Champions League.