Mesfushori i Luftëtarit Albano Aleksi beson se ndaj Flamurtarit gjirokastritët mund të sigurojnë fitoren e tretë radhazi për vitin 2019. Njeriu i ndeshjes me Laçin, që vulosi fitoren e rëndësishme për skuadrën dhe teknikun e ri Julian Ahmataj theksoi për “RTSH Sport” triumfi 2-0 ndaj Laçit javën e kaluar dëshmoi se pavarësisht krizës që po kalojnë, ekipi është në gjendje të luftojë në fushë.
“Rëndësia e fitores me Laçin? Ishim të motivuar në maksimum dhe me ndryshimin e vogël që u midis trajnerëve na u arrit akoma më shumë besimi për ta fituar ndeshjen, qoftë dhe për të marrë një pikë. Gjithësesi, ne luajtëm futbollin tonë. Treguam edhe një herë që dimë të prodhojmë futboll dhe se Luftëtari akoma nuk ka mbaruar. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. Përveç golit që shënova, rëndësi ka që me Laçin ne morëm pikët e plotë, që të ngrihemi moralisht, por dhe në renditjen e tabelës.
Sfida e radhës me Flamurtarin? Shpresoj që në ndeshjen me Flamurtarin, që është më e vështirë akoma. Përveç faktit që fituam me Laçin, nuk duhet t’i besojmë krizës së Flamurtarit. Shpresojmë që të marrim 3 pikët e tjera që të ngjitemi më lart në tabelë. Trajneri, bashkë me ne është shumë i motivuar. Shpresojmë të marrim 3 pikët”, përfundoi 26-vjeçari.
Luftëtari prej në shtëpi të dielën Flamurtarin për të luajtur ndeshjen e javës së 21-ë të kampionatit.