Ditën e djeshme Juventusi fitoi ndaj Valencias, me rezultatin minimal 1-0. Ky triumf i siguroi italianëve kualifikimin për në fazën tjetër , ndersa për Ronaldon ishte triumfi i 100-të , në Champions League. Ylli i futbollit është bërë i pari dhe i vetmi lojtar në botë, që ka arritur 100 fitore në Champions League, në total me të gjitha ekipet që ka luajtur.(Manchester United, Real Madrid, Juventus)
Portugezi ishte deçiziv ndeshjen e djeshme, pasi dhuroi asistin për golin e Mandzukic, në minutën e 59-të, të takimit. Cristiano, i’u bashkua Juventus-it në verë dhe synon titullin e gjashtë në Champions League. 4 kupa i ka fituar me spanjollët e Real-it, ndersa një me Manchester United.