Paulo Dybala është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato te skuadra e Juventusit. Mesfushori argjentinas ka shumë oferta nga skuadrat “big” të Europës, por klubi bardhezi nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro për lojtarin. Sipas “Tuttosport” janë tre klube që kërkojnë të afrojnë në skuadër Dybalan, Manchester City, Bayern Munchen dhe PSG kanë bërë ofertë për lojtarin.
Drejtuesit e klubit për momentin shitjen e tij, por sipas mediave Juventusi nuk e përjashton largimin e tij në rast se do të vi një ofertë që do të kënaqte klubin. Një largim i tillë mund të ndodh vetëm gjatë merkatos së verës dhe bardhezinjt do të hidheshin në sulm për të transferuar Mbappen.