Juventusi i bën ofertë portierit të dytë të Real Madridit Keylor Navar për t’u bërë së shpejti pjesë e bardhezinjve. Kampionët në fuqi të Italisë nuk kanë siguri të plotë nga portieri aktual Wojciech Szczęsny, i cili nuk paraqitet në mënyrë të qëndrueshme nga java në javë me Juven. Sipas medias italiane “Calcio Mercato”, drejtuesit e Juventusit e kanë rihapur sërish pistën e Navasit, i cili ka humbur qetësinë te Reali pas blerjes së homologut të tij Thibaut Courtois në merkaton verore dhe lënien jashtë formacionit zyrtar.
Megjithatë, këto mbeten në kuadrin e spekulimeve, pasi pak kohë më parë u përfol se Juventusi preferonte portiein e Manchester United dhe të Spanjës David De Gea. Pas lamtumirës së Gigi Buffonit pas 17 vitesh nga Torino, Juve nuk ka gjetur një pasardhës të denjë të legjendës së portës.