Riccardo Orsolini do të shkojë te Juventusi. Transferimi do të mbyllet javën e ardhshme, ndërsa “Corriere dello Sport” raporton se Marotta ka gjetur akordin me sulmuesin 19-vjeçar që aktivizohet tek Askoli.
Kaq mjafton për ta sjellë në Torino Orsolinin, pasi me klubin e Askolit do të gjendet marrëveshja që sulmuesi të përfundojë sezonin me skuadrën e tij aktuale dhe më pas t’I bashkohet Juventusit në muajt e verës.
PROFILI – Orsolini është zbulimi i këtij sezoni në futbollin Italian. Më 24 janar do të festojë 20-vjetorin. Ai regjistron 21 prezenca në Serinë B dhe ka shënuar 4 gola, por ka dhënë gjithashtu edhe 4 asis. Në gjurmët e tij ishin edhe Napoli, Milan e Çelsi.