Juventus ka firmosur së fundmi me sulmuesin 21-vjeçar, Andrea Favilli i cili ka kërkuar këtë gjë që viitin e shkuar, por vetëm këtë merkato ka mundur t’iu bashkohet bardhezinjve për sezonin e ri. Ai ka ardhur nga skuadra e Ascolit.
Italiani i lindur në Pisa ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2023. Sulmuesi ka kryer dhe vizitat mjekësore dhe çdo gjë ka shkuar shumë mirë.
Pas mbylljes së marrëveshjes, Favilli ka dhënë një pronocim, ku shprehet: ” Ky është ekipi që më dha një mundësi të shkëlqyer disa vite më parë. Rikthimi në shtëpi është gjithmonë i bukur. Vitin e kaluar unë isha pak i pafat. Por kam punuar shumë dhe tani jam mirë dhe jam gati për sezonin e ri”.
Kujtojmë që 21-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të 19-vjeçarëve të Juventusit, ndërkohë që së fundmi ka mundur të sigurojë një kontratë si lojtar profesionit me kampionët e Italisë.