Juventus këtë sezon ka një skuadër shumë të mirë, duke konkuruar në të gjitha kompeticionet. Në Champions League, deri më tani bardhezinjtë i kanë fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa në kampionat kanë marrë vetëm 1 barazim të vetëm.
Megjithatë drejtuesit e skuadrës nuk duan të ndalen me kaq, pasi ata dëshirojnë që të sjellin në ekip përsër mesfushorin francez Paul Pogba. Në këtë temë të rëndësishme ka hyrë ish-‘Topi i Artë’ Pavel Nedved, i cili sikurse raportojnë mediat italiane do të ketë një takim me agjentin Mino Raiola. Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme si do të shkojë kjo ngjarje.