Andre Barzagli është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore që skuadra e Juventusit ka zhvilluar ditën e djeshme. Pas kontrolleve që janë bërë nga ana e stafit mjekësor të klubit, është konfirmuar mungesa e mbrojtësit për minimumi dy javë.
Kjo përkthehet në mungesë të këtij të fundit në ndeshjen e ditës së dielë që kampionët do luajnë ndaj Sasuolos dhe në Champions League pak ditë më vonë ndaj Valencias.
Kjo gjë ka mërzitur dhe alarmuar jo pak drejtuesit e klubit dhe trajnerin, Massimilliano Allegri i cili do të duhet të gjejë zëvendësuesin e Barzaglit për këto dy sfida të rëndësishem që janë mjaft vendimtare në përmbushjen e objektivave.