Skuadra e Juventus-it mund të ketë bërë blerjën më të mirë në historinë e klubit, duke transferuar Cristiano Ronaldo-n nga Real Madrid, por megjithatë në Torino ka një boshllëk, mungon titulli i Champions League.
Me ardhjen e portugezit tashmë kjo dëshirë duket më e afërt, sepse ish-lojtari i Real Madrid shihet si i vetmi që mund ta sjellë këtë trofe në shtëpi.
Në një prononcim për mediat Ronaldo është përgjigjur me shumë diplomaci për këtë çështje, duke larguar presionin nga vetja dhe është përgjigjur me shumë diplomaci.
“Champions League nuk është një mani, por është një ëndërr”, ka thënë portugezi. Në sezonin e ri do të shohim nëse Ronaldo do të ketë shumë rëndësi në rrugën e Juventus-it në Europë.