Joao Cancelo është prej kohësh një lojtar shumë i përfolur në merkato. Interi e ka marrë nga skuadra e Valencias me huazim, por në fakt duket se drejtuesit zikaltër nuk janë të gatshëm për të marrë shërbimet e portugezit.
Ndërsa në anën tjetër mediat italiane raportojnë se në lojë është futur edhe Juventus, që është në negociata për ta bindur lojtarin t’i bashkohet kampionëve të Italisë.
Sikurse raportohetm ankandi i lojtarit fillon nga 40 milion euro dhe duhet të presim ende për të mësuar një destinacion për portugezin.