Juventus vendosi dy ditë më parë që t’ia besojë Dybala-s numrin 10 në fanellë, pikërisht numrin e ish-kapitenit legjendar, Del Piero.
Ndërkohë që interes i lartë ka pasur në mediat italiane për numrin 10-të të Milanit.
Por, tashmë gjithçka është zyrtare: Hakan Calhanoglu do të mbajë numrin 10 në fanellë. Mesfushori turk me pasaportë gjermane ka marrë besimin e trajnerit Montella për të mbajtur pas shpine numrin që dikur e kanë pasur legjenda si Gianni Rivera e Ruud Gullit, por edhe Rui Costa e Seedorf.
Bonuçi do të mbajë numrin 19-të, Biglia 21-shin, numër që e ka pasur dikur Pirlo te Milani, ndërsa Andre Silva do të marrë numrin 9-të.