Juventus duket se po mendon që tani për përforcimet në merkato dhe duket se bardhezinjtë po bëjnë gati milionat për të shpenzuar. Emri më i fundit që qarkullon në ambientin bardhezi si një përforcim për krahun e majtë të mbrojtjes është ai i mbrojtësit të Barcelonës, Lucas Digne.
Francezi nuk ka gjetur hapësira të shumta këtë sezon në Katalunjë dhe për këtë arsye po mendon edhe largimin nga katalanasit. Juve mund të humbasë Sandro gjatë verës dhe ish-lojtari i Romes shihet si njeriu ideal për ta zëvendësuar. Për 25-vjeçarin , torinezët pritet të ofrojnë deri në 25 milionë euro.