Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes në konferencën përpara ndeshjes me Real Madridin në gjysmëfinalen e dytë të Champions League është shprehur mjaft entuziast se skuadra e tij ka ardhur në Madrid për të bërë përmbysjen e madhe.
“Duhet të luajmë me shumë dëshirë. Duam të shkojmë në finale edhe pse e dimë se ata do bëjnë gjithçka për të na ndalur. Duhet të jemi më të saktë para portës dhe ta ndëshkojmë kundërshtarin në momentin që ja jepet mundësia. Kemi shënuar 88 gola në kampionat dhe tashmë duam të shënojmë edhe në Europë”, është shprehur tekniku gjerman.