“Shpresoj të drejtoj në Ligue 1″. Është kjo dëshira më e fundit e Jose Mourinho, me teknikun portugez që ka shprehur admirimin për kampionatin francez. Megjithatë, në arsyetimin e tij tha se një eksperiencë e re do ta ndihmonte të njihej me kulturën e këtij vendi.
“Kam nisur ta imagjinoj veten si një trajner në Ligue 1. Unë jam një njeri që ka punuar në katër vende të ndryshme. Më pëlqen të njoh dhe të mësoj kultura të tjera. Puna në një kampionat të ri do të ishte një përvojë fantastike. Për momentin jam i qetë dhe po përpiqem të jetoj më mirë me familjen dhe miqtë e mi. Shpresoj të më jepet rasti i duhur për t’u kthyer në trajnim.
“Dy-tre muaj pa punë janë në rregull, më pas është më e vështirë. Shpresoj të kem mundësinë të kthehem më i fortë. Projekti im është projekti im si person dhe trajner, për të përmirësuar veten, për të qenë më mirë, për të menduar të gjitha ditët për profesionin tim, e cila është gjithashtu një pasion. Por kjo nuk është koha për të folur me klubet “.-tha mes të tjerash tekniku portugez.