Pas ndeshjes ndaj Flamurtarit, trajneri i Tiranës u shpreh: “Nuk mund të justifikohem me mungesat. Por, në pjesën e parë ne patëm tre raste të pastra për gol në pjesën e parë. Flamurtari goditi vetëm dy herë portën tonë, një herë në rastin e golit dhe një herë në momentin që priti Ilion Lika.
Duhet të ishim treguar më të saktë në rastet që na u paraqitën. Në përgjithësi jam i kënaqur nga lojtarët që luajtën për herë të parë sot.
Dalja e Vucajt na penalizoi, sepse mund të fusnim një sulmues tjetër. Kjo bëri që unë të nxirrja Kërçikun dhe të fusja në lojë Muzakën dhe mbetëm me tre mbrojtës deri në fund.
Kartoni i kuq? Vucaj luajti mirë në pjesën e parë, por për sa i përket ndëshkimit të tij, nuk mund të flas se nuk e kam parë nga stoli se çfarë ka bërë.
Unë e kam thënë se nëse një skuadër që pretendon objektiva të mëdha duhet të fitojë edhe në transfertë.
Duhet të ulim kokën dhe duhet të punojmë, kjo qoftë edhe në organizimin e skuadrës për vitin e ardhshëm”, deklaroi trajneri Mirel Josa për Supersport.