Dy ditë më parë, Kastrioti ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në stadiumin e Fushë-Krujës, “Redi Maloku”. Goli i shënuar nga sulmuesi Roger në minutat e fundit të takimit tregon cilësinë e një skuadre të “uritur” në këtë fillim të fazës së dytë të kampionatit.
Jo vetëm që tashmë kanë 16 pikë në tabelën e renditjes, duke lënë pas Kamzën, por në të njëjtën kohë jrutanët kanë edhe një lojtar, i cili është pjesë e listës së golashënuesve të Superiores.
Roger, deri më tani ka shënuar 7 gola, dhe është vetëm 2 realizime larg Amadou Latif të Teutës, i cili mban vendin e parë.
Ndeshja e ardhshme për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli, do të jetë në “Selman Stermasi” përballë Partizanit, një tjetër duel shumë i vështirë. Mbetet për t’u parë me shumë interes si do të shkojë ky takim, pas asnjë prej ekipeve nuk pajtohet me asnëj rezultat tjetër, vetëm se me fitoren.