Në rast se Interi arrin të kualifikohet për në Champions League, zikaltërit do të bëjnë një merkato mjaft interesante sidomos në mesfushë ku mund të bëhen dy goditje “big”. Në listë janë shumë futbollistë si Kovacic, Strootman, Vidal dhe së fundmi është shtuar edhe emri i mesfushori gjerman i Manchester City, Ilkay Gundogan.
Duket një tratativë e vështirë duke parë se mesfushori gjerman ka arritur të fitojë Premier Leaguen me Manchester Cityn dhe duke besuar se mund të arrijë të fitojë dhe Champions Leaguen sezonin e ardhshëm me “citizens”