Ky fillim në Premier League nga Manchester United është më i keqi në 29 vitet e fundit. Në 7 javë ekipi legjendar ka arritur të grumbullojë vetëm 10 pikë në kampionat me tre fitore dhe një barazim. Shkak për këtë nisje kaq të dobët janë problemet brenda grupit, lojtarët janë kundra trajnerit dhe kjo gjë duket qartë në mënyrën si luajnë.
Sipas mediave angleze ndeshja e Manchester-it të shtunën përballë Newcastle është shansi i fundit për Mourinho-n të qëndroj në pankinën e “Djajve të Kuq”. Madje thuhet se nëse nuk vjen fitorja këtë të shtunë në “Old Trafford” shkarkimi i portugezit do të jetë i menjëhershëm.