Xherdan Shaqiri ka folur për herë të parë pas ndeshjes së Liverpool kundër Crvena Zvezdës. Mesfushori shqiptar i “The Reds” ka treguar për jetën e tij në Angli, ambientimin në klubin e Liverpoll si dhe objektivat për të ardhmen. Për kanalin zyrtar të klubit ai ka deklaruar:
“Jam ambientuar mjaft mirë te Liverpool. Menoj se këtë, ju mund ta shihni edhe në fushën e blertë. Këtu të gjithë ndihmojnë si në fushë, por edhe jashtë saj. Ç’është e vërteta, jashtë fushës nuk kisha nevojë për shumë ndihmë sepse prej 3 vitesh jetoj në Angli.
Por, kur më duhet diçka brenda fushës, të gjithë janë aty për të më ndihmuar. Trajneri më ka ndihmuar shumë dhe në këtë aspekt kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka përfunduar mesfushori i Liverpool.
Kujtojmë që Shaqiri nuk ishte i grumbulluar për takimin në transfertë të Liverpool kundër Crvena Zvezdës, megjithatë për këtë temë ai s’ka preferuar të flasë.