Ermir Lenjani vijon të konfiroi formën e mirë që po kalon në kampionati zviceran. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka shënuar një gol kryevepër për skuadrën e tij Sion në ndeshjen që po luhet momentalisht ndaj Thun. Lenjani shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 21′ duke goditur me të majtën e tij dhe me topin që përfundon në rrjetë. Ky ishte goli i 4-të sezonal për Lenjanin në Zvicër.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.