Kategoria Superiore është gati të futet në fazën më të nxehtë të saj. Java e 27-të i dha fund fazës së tretë, duke i hapur udhë asaj të katërt dhe asaj finale.
Por ndryshe nga takimet e kësaj fundjave, java e 28-të do të zhvillohet e tëra në mesjavë. Pikërisht, të mërkurën do të luhet kjo javë, ku premton shumë supriza. Gjithashtu, edhe oraret do të ndryshojnë, me dy ndeshjet e para që do të luhen duke nisur nga ora 15:30. Laçi pret në shtëpi Kukësin, ndërkohë që Luftëtari ka një transfertë delikate ndaj Kastriotit.
Dy skuadrat janë në luftë për mbijetesë dhe 3 pikëshi është objektivi i vetëm. Në orën 18:30, do të luhen edhe dy takime të tjera. Ajo që spikat është mes Partizanit dhe Skënderbeut që do të luhet në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Flamurtari do të luaj sërish në shtëpi, teksa do të presi Teutën, ku synohet vetëm afrimi me zonën e Europës.
Ndërkohë, skuadra e privilegjuar këtë javë është Tirana, që do e nis me një fitore në tavolinë, pasi duhej të ndeshej me Kamzën e përjashtuar tashmë nga kampionati.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.