Sot, Skënderbeu do të luajë kundër Tiranës në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Ky takim është mjaft deçiziv për ecurinë e të dyja skuadrave. Megjithatë kompanitë e basteve shohin si favorite Skënderbeun, i cili kuotohet me koefiçientin 1.55. Bardheblutë e Josës kutohen me koefiçientin 6.2, ndërsa barazimi me koefiçientin 3.5.
Ndërkohë sfida tjetër ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit që do të luhet në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë shihet si tejet e fortë nga kompanitë e basteve. Në këtë mënyrë vlonjatët kuotohen me koeficient 2.6, aq edhe Partizani në rast fitoreje. Ndërkohë barazimi kuotohet me koefiçient 3.1.