Japonia gjithmonë ka luajtur një futboll atletik dhe me ritëm, ndryshe nga kombëtaret europiane e latine që preferojnë dhe përplasjet e forta. I ndërgjegjshëm për disavantazhin fizik që kanë “samurajët” përballë Senegalit dhe shumë ekipeve të tjera tekniku i Japonisë Akira Nishino ka zgjedhur të marrë sportivitet këtë aspekt duke deklaruar se i kishte kërkuar lojtarëve të tij që ” të rriteshin”:
“Ditët e fundit u kam dhënë urdhër lojtarëve të shtojnë 5 cm dhe 5 kilogramë, por nuk ia dolën. Kështu që kemi nevojë për masa të reja. Nëse ka shumë kontakt fizik, ne do të jemi të disfavorizuar dhe duhet të bëjmë disa variacione për të përdorur shpejtësinë tonë. Duhe të lëvizim me topin mirë. Duhet të përdorim trurin për të vënë në zbatim taktikat dhe strategjitë tona”, deklaron tekniku i superfuqisë së futbollit aziatik.
Japonia sfidon Senegalin për të vendosur ekipin e parë të kualifikuar në raundin eliminator. Ndeshja do të luhet në orën 17:00.