James Rodriguez prezantohet te Bayern Munchen.
Pasi kreu vizitat mjekësore gjatë mesditës, mesfushori kolumbian u prezantua me numrin 11 që do të mbajë në fanellë gjatë të paktën dy viteve që do të qëndrojë në Mynih.
James u huazua nga Real Madrid te Bayern Munchen për dy sezone, ndërsa klubi gjerman do të ketë të drejtën e blerjes së 26-vjeçarit.
Në fakt, dita e sotme për James është e veçantë, pasi jo vetëm firmosi me skuadrën e tij të re, por gjithashtu feston edhe 26-vjetorin e lindjes.