Real Madridi duhet të bëjë pa e menduar dy herë lëvizjen më të mirë, duke fituar patjetër përballjen e datës 7 dhjetor kundër Dortmundit, për t’ia lehtësuar punën vetes.
Në të kundërt, në fazën tjetër, do të luajë përballë një skuadre të madhe dhe që mund ti prishë të gjitha planet skuadrës së Zidanit.
Aktualit Reali renditet në vendin e dytë pas Dortmundit, që është bërë një rrezik serioz për skuadrën madrilene.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se, shorti për fazën tjetër pritet ta vendosë “Los Blancos” përballë një kundërshtari si Juventus , Arsenal apo Bajerni i Mynihut, Manchester City, të cilat mund të eleminojnë Reali Madridin nga Champions League.