Atleti shkodran Ismir Smajlaj po kalon një formë të shkëlqyer përpara kampionatit Europioan të atletikës që do të zhvillohet pas një jave.
Këtë Smajlaj e ka treguar në stërvitjen që po kryen përpara këtij evenimenti në stadiumin “Elbasan Arena”, ku ka arritur të kërcejë plot 8.3 metra, një rekord i padiskutueshmë ky për Shqipërinë. Le të shpresojmë në një përsëritje të kësaj paraqitje dhe në garat zyrtare pas disa ditësh.